Kategorite e Klienteve

Hipermarkete & Supermarkete 

Hipermarketet & Supermarketet kërkojnë produkte me performancë të lartë në shitje, brande të besuara dhe aktivitete promocionale të vazhdueshme. 

Syntrade me brendet që zhvillon ekskluzivisht në tregun shqiptar, ofron strategji të qarta marketingu për të përmirësuar eksperiencën e blerjeve të konsumatorëve.

Minimarketet dhe marketet tradicionale

Për këtë kategori klientësh kërkohen produkte me qarkullim të shpejtë dhe furnizim i shpeshtë për të shmangur stokun e tepërt.

Syntrade ofron portofol të pëzgjedhur produktesh që i përshtaten më së miri klientit dhe zonës ku operon, dhe siguron mbështetje në promocione ose materiale marketingu për të ndihmuar klientët të maksimizojnë shitjet dhe të rrisin besimin e konsumatorëve.

Resorte dhe hotele

Me rritjen e sektorit të turizmit dhe kërkesën për produkte cilësore, Syntrade ofron zgjidhje të besueshme për bizneset që kërkojnë efikasitet dhe standard të lartë.

Produktet tona, nga marka europiane prestigjoze, magazinohen në ambiente frigoriferike të çertifikuara sipas FSSC 22000 dhe transportohen me mjete moderne nga staf i trajnuar.

Të lehta në përdorim dhe të shpejta për përgatitje, ato ndihmojnë në uljen e kostove dhe mungesës së personelit të kualifikuar.

Restorante dhe Fast Food

Me shtimin e numrit të restoranteve dhe fast food-eve, si pasojë e ritmit dinamik të jetesës, rritet edhe nevoja për produkte cilësore dhe të qëndrueshme që garantojnë të njëjtin standard në çdo servirje.

Syntrade ofron dhe sugjeron për çdo klient produktet më të përshtatshme, duke ndihmuar në krijimin e një klientele besnike.

Falë flotës sonë aktive të automjeteve, klientët mund të bëjnë porosi të vogla ditore, duke përfituar më shumë fleksibilitet dhe furnizim të sigurt.

Bar Kafe & Lounge

Në këto kategori biznesesh, ofrimi i ushqimit është tashmë një praktikë e zakonshme, çka e bën cilësinë dhe qëndrueshmërinë elementë kyç për suksesin.

Syntrade mbështet këtë sektor me produkte të përzgjedhura nga marka europiane të njohura, që garantojnë shije, standard dhe efikasitet në përgatitje.

Falë furnizimit të shpejtë dhe fleksibël, sigurohet vazhdimësi në operim dhe stabilitet në cilësi, pavarësisht ritmit të lartë të punës.

Catering

Për shkak të natyrës së tij, sektori i catering-ut përballet shpesh me porosi emergjente dhe organizime spontane, që kërkojnë reagim të shpejtë dhe furnizim të sigurt.

Syntrade garanton produkte cilësore dhe të certifikuara, nga marka të njohura europiane, dhe një shërbim fleksibël furnizimi që mundëson dorëzime në kohë edhe në situata të paparashikuara.

Falë këtij bashkëpunimi, klientët e këtu sektori arrijnë të ofrojnë menu të pasura, të qëndrueshme në cilësi dhe të plotësojnë pritshmëritë më të larta të klientëve.